Ky qytet i Kosovës ka më së shumti familje që jetojnë me ndihmë sociale
Agjencia e Statistikave të Kosovës sot pa publikuar statistikat për ‘Mirëqenien Sociale’ në Kosovë.
Nga këto statistika del që, qyteti i Mitrovicës ka më së shumti familje që janë pjesë e skemës për ndihma sociale.
Sipas ‘ASK’, në këtë qytet 2337 familje jetojnë me ndihma sociale. Kurse në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë jetojnë 1460 familje me ndihma sociale. Gjithsej 24 mijë e 352 familje në Kosovë jetojnë me ndihma sociale.
Në krahasim me fillimin e vitit 2019 dhe përfundimin e tij, atëherë i bije se kemi ulje të numrit të familjeve që varen nga ndihmat sociale.
Në janar të vitit 2019, pjesë e skemës së ndihmave sociale ishin 25 mijë e 186 familje, kurse në dhjetor ishin 24 mijë e 352 familje./FaktePlus