“Pas Grenellit, a ta presim postimin e Isa Mustafës a po flejmë”
I dërguari i Posaçëm i presidentit të SHBA’së, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar ndaj vendimi të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti duke thënë se nuk i përkrahin masat gjysmake të tij.
“Nuk i përkrahim masat gjysmake të Kryeministrit Kurti. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: taksat duhet të hiqen krejtësisht. Z. Kurti po bën gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë Presidentit Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar ai në Twitter.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe gazetari, Adriatik Kelmendi duke thënë se a duhet të presim postimin e Isa Mustafës apo të flejmë.
“Dhe nuk vonoi cicërrima e ambasadorit Grenell. A ta presim sonte postimin e Isa Mustafës, apo të flejmë?!”, ka shkruar ai në Fb duke i bashkëngjitur shkrimin e ambasadorit Richard Grenell.
Kujtojmë që, Kurti ka vendosur që të heqë pjesërisht taksën ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës me 15 mars.