VV sqaron se përse u sulmua Xhelal Sveçla
Lëvizja Vetëvendosje ka sqaruar se zëvendësministri Xhelal Sveçla nuk është sulmuar sot nga askush, por, që kanë deklaruar se ai ka qenë prezent gjatë një konflikti në një kafene në Prishtinë, ku edhe ka reaguar duke thirrur policinë.
Pak minuta më parë në media është raportuar se është sulmuar në një kafene në Prishtinë, zëvendësministri i parë i MPB-së, Xhelal Sveçla.
Mirëpo, këtë lajm e kanë mohuar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Nga zyra për media e LV-së thanë se Sveçla kishte qenë i pranishëm kur një lypsar në Prishtinë po sulmohej nga një person i rritur, e se ai ka reaguar duke e thirrur policinë e Kosovës.
“Ka qenë i pranishëm kur ka ndodhë konflikti në mes të një të rrituri dhe një lypsari që atë moment ka qenë duke kërku para, një person ka provuar që të sulmojë të miturin dhe z.Sveçla ka reaguar duke e thirrur policinë”, ka thënë për Express, zëdhënësi i LV-së Arlind Manxhuka.
Rasti ka ndodhur në një kafiteri në vendin e njohur si “Te Qafa” në Prishtinë.