Miratohet ligji për tamponat dhe peceta, gratë do t’i marrin këto produkte falas
Parlamenti skocez ka miratuar ligjin përmes së cilit të gjitha grave u ofrohen pa pagesë produktet sanitare, duke us hnd♪7rruar në shtetin e parë në botë që ndërmerr një masë të tillë.
Legjislacioni mundëson që tamponat dhe peceta higjienike të jenë në dispozicion në vendet e caktuara publike, siç janë qendrat e komuniteteve, klubet e të rinjve dhe farmacitë.
Kostoja vjetore e këtyre produkteve është vlerësuar prej të jetë 31.2 milionë dollarë.
Ligji Produktet Periodike (Provizion Falas) kaloi në leximin e parë me 112 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim.
Tani kalon në fazën e dytë, ku anëtarët e parlamentit skocez mund të propozojnë ndryshime.
Gjatë debatit, propozuesja e projekt-ligjit Monica Lennon, tha që kalimi i tij do të ishte “një moment historik për normalizimin e menstruacioneve në Skoci dhe dërgimin e këtij sinjali për njerëzit në vend, se sa seriozisht e merr parlamenti barazinë gjinore”.