Papa sëmuret dhe anulon eventin, pas takimit me qytetarët në Vatikan
Papë Françesku nuk ka marrë pjesë në Meshën e planifikuar me klerët e Romës për shkak të sëmundjes.
Vatikani tha se 83 vjeçari ishte pak i sëmurë dhe se do të vazhdonte punën vetëm të enjten, por Françesku “preferoi të qëndronte afër Santa Martas”.
Nuk kishte asnjë shpjegim nga Vatikani për natyrën e sëmundjes së tij, por Papa është parë duke u kollitur dhe duke iu fryer hundëve gjatë ditës së djeshme, shkruan DailyMail, përkthen Periskopi.
Ai po ashtu është kapur nga fotografitë duke prekur kryet e njerëzve dhe duke iu puthur ballin derisa ecte mes turmës në Sheshin e Shën Pjetrit.
Një gjë e tillë vjen pas shpërthimit të Koronavirusit – të njohur tashmë si COVID-19 – në Itali, e i cili i ka infektuar më shumë se 400 njerëz, shumica prej të cilëve nga veriu i vendit. Roma i ka pasur vetëm tri raste, dhe të tre këta persona janë shëruar.
Në përgjithësi, papa argjentinas ka pasur shëndet të mirë. Ai e kishte humbur një pjesë të mushkërisë së tij si i ri për shkak të një sëmundjeje respiratore, dhe vuan nga shiatika, që ia bën të zorshme ecjen.