Përfaqësues të KMDLNj-së takojnë ministren e Drejtësisë
Përfaqësues të KMDLNj-së takuan të mërkurën ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në kuadër të punës dhe mandatit që ky këshill ka si monitoruese e punës së Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe monitorimit të të drejtave të personave të privuar nga liria në institucionet e paraburgimit dhe ato korrektuese.
KMDLNj dhe Haxhiu u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin.
Ministrja Haxhiu vlerësoi punën monitoruese të këtij këshilli dhe në këtë kontekst nënshkruan edhe Memorandum Bashkëpunimi me anë të së cilës monitoruesit e KMDLNj-së do të kenë qasje të papenguar në institucionet korrektuese.
Gjithashtu, theksohet se ky këshill vlerësoi punën e ministres dhe u zotua se për të gjitha vizitat monitoruese në institucionet korrektuese do të njoftohet edhe ministrja dhe e cila do ta ketë raportin e monitorimit të institucioneve korrektuese.