Drejtuesit e AKP-së takuan përfaqësuesit e FMN-së
Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, z.Bajram Zejnullahu dhe Drejtori Menaxhues, Valon Tolaj pritën në takim një delegacion të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar të kryesuar nga Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë, që vepron në kuadër të Departamentit Evropian.
Kryesuesi i Bordit dhe Drejtori Menaxhues i AKP-së e njoftuan shef i Misionit të FMN-së me procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, me aktivitetet e fundit të AKP-së si dhe pasqyrat financiare e planin e punës të Agjencisë për fazat e ardhshme.
Në anën tjetër, Gabriel Di Bella falënderoi drejtuesit e AKP-së për pritjen e organizuar dhe informacionet e ofruara në lidhje me progresin në transformimin e pronës shoqërore dhe zhvillimet në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.