Ambasadori Abbot: Po e pres Kurtin për një takim
Nicholas Abbott, ambasador i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, ka bërë të ditur se momentalisht është duke e pritur për një takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Abbot në një postim në “Faceboook” ka thënë se kjo është një mundësi e mirë për të dëgjuar prioritetet e Qeverisë së re.
“Duke pritur kryeministrin Kurti në sallën e pritjes së ambasadorit të FCO-së para takimeve të shkëlqyera me Wendy Morton, ministrin për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikën dhe James Heappeyn, ministër për Forcat e Armatosura, kur isha në Londër në fillim të kësaj jave. Një mundësi e mirë për të dëgjuar për përparësitë e Qeverisë së re”, ka shkruar ai.