Reagon Haradinaj për vrasjen e Qerim Kelmendit, ka një thirrje për organet e drejtësisë
Në orët e vona pas mesnate në një veturë në Zahaq të Pejës, është gjetur i vrarë e më pas i djegur Qerim Kelmendi, ish-ushtarë i UÇK-së.
Për vrasjen e tij, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përcjell FaktePlus.
Ai u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejtë të zbardhin rastin.
Postimi i tij i plotë:
Sot me pikëllim morëm lajmin për vrasjen e bashkëluftëtarit të orëve të hershme të UÇK-së Qerim Kelmendi. Familjes dhe bashkëluftëtarëve u shprehi ngushllimet e sinqerta. I bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejtë të zbardhin rastin./FaktePlus