Qeni sulmon vogëlushin brenda ashensorit, pamje të rënda
Ky është momenti i tmerrshëm kur një bulldog sulmon një vogëlush 18 muajsh në një ashensor në Brazil.
Pamjet tregojnë nënën e djalit të vogël duke u përpjekur në mënyrë të dëshpëruar për të tërhequr fëmijën e tmerruar, ndërsa qeni sulet drejt tij duke e kafshuar.
Pronari i kafshës merr djalin në krah ndërsa përpiqet të kontrollojë qenin e tij, i cili nuk po qetësohej. Nëna pas pak, merr vogëlushin dhe largohet, i cili pësoi mavijosje dhe një kafshim në këmbën e tij gjatë incidentit.
Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar në bllok pallatesh në qytetin portual të Belem. Djali i vogël thuhet se ka mbetur i traumatizuar nga sulmi dhe familja e tij kanë paraqitur një ankesë zyrtare në polici.
Pronari do të përballet me akuza penale për sulmin. Bulldogët janë një nga 17 rracat që konsiderohen të jenë një rrezik i mundshëm për publikun në Brazil.