Thaçi në takim me Eliot Engel: S’ka pengesë që e ndalë rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka treguar se gjatë kësaj vizite është takuar edhe me kongresistin, Eliot Engel, përcjell FaktePlus.
Thaçi, ka deklaruar se në takim është thënë se nuk ka pengesë që mund ta ndalë rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt integrimit euroatlantik.
Postimi i tij i plotë:
Kongresisti Eliot Engel është një prej politikanëve amerikanë, që me dekada të tëra e ka përkrahur çlirimin, pavarësinë dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës. Edhe tani si Kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme pandalshëm po jep kontribut tejet të çmuar për ndërkombëtarizimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës gjithandej botës. Sa herë që takohem me kongresistin Engel, së bashku e kujtojmë të kaluarën dhe flasim për të ardhmen. Dhe, me SHBA-në si partner strategjik, nuk ka pengesë që mund ta ndalë rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt integrimit euroatlantik. HTH/FaktePlus