Flet nipi i Qerim Kelmendit, tregon si e gjetën e trupin e agjës së tij
Vrasjen e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelemendit, e ka konfirmuar nipi i tij, Ali Kelemendi.
I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, Ali Kelmendi tha se për vrasjen e nipit të tij është njoftuar mëngjesin e sotëm, rreth orës katër, raporton sinjali.
“Unë e konfirmoj mixh e kam, e kanë vra e kanë djeg në makinë, totalisht është i djegur. Më tutje nuk mundem me të thënë asgjë”, tha Kelemendi .
I pyetur nëse familja ishte në njohuri për ndonjë telashe eventuale që ka mundur ta ketë Qerim Kelmendi, Aliu tha se nuk di asgjë rreth kësaj.
“Nuk i di detajet se unë jetoj në qytet ai në fshat, veç më ka thirrë vëllau ka ora katër e mëngjesit, më tutje nuk di asgjë. Jam shumë i zënë…”, tha ai.Rasti është cilësuar si ‘vrasje’, përderisa policia thekson se po bëhet përpjekje maksimale për arrestimin e dorasit./FaktePlus