Pompeo kërkon heqjen e taksës ndaj mallrave serbe
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka përsëritur kërkesën për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se pret që Kosova të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të shfrytëzojë momentumin e e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve për krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, tha përmes një komunikate se sekretari Pompeo gjatë takimit në Uashington me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ripohoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe mbështetjen për një Kosovë të pavarur dhe sovrane, transmeton lajmi.net.
“Sekretari Pompeo po ashtu, ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Speciale, puna e të cilës është jetike për të sjellë drejtësi për viktimat dhe për të forcuar shtetin ligjor në Kosovë”, thuhet në komunikatën e zëdhënëses së Departamentit të Shtetit.
.@SecPompeo met with @HashimThaciRKS. The Secretary reaffirmed the strength of the U.S.-#Kosovo partnership and underscored the importance of Kosovo-#Serbia normalization. pic.twitter.com/x4zm9bhsNG
— Morgan Ortagus (@statedeptspox) February 27, 2020