Ndryshon moti, sot reshje shiu e bore
Ditët e fundit të muajit shkurt, me erë dhe mot të ndryshueshëm – priten reshje shiu dhe bore
Një ciklon i fuqishëm dytësor që është formuar mbi Itali do të kalojë sonte dhe ditën e enjte mbi rajonin tonë, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se me afrimin e këtij cikloni gjatë ditës së sotme dhe gjatë natës do të fryjnë erëra të forta nga jugperëndimi.
“Priten edhe reshje shiu gjatë natës, e të enjten reshje shiu dhe bore. Temperaturat do të pësojnë rënie”, paralajmëron PW.
Sipas PW, “ditën e premte një tjetër ciklon do të kalojë në veri të rajonit, e mbi vendin tonë kalimi i një fronti të ftohtë sjellë sërish reshje shiu dhe bore. Në vise kodrinore-malore reshjet kryesisht do të jenë të dëborës”.
Në fundjavë do të ketë kthjellime, ndërsa temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare, bën të ditur PW.
“Depërtimi i cikloneve të njëpasnjëshme do të sjellë edhe qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, me vlera që do të zbresin edhe në të mira”, thekson PW.
Parashikimi për periudhën 27 shkurt – 2 mars:
27.02 – Më ftohtë dhe me erë. Kryesisht me vranësira dhe me reshje shiu e bore, në vise malore vetëm borë. Në mbrëmje era do të pushojë, e priten kthjellime.
28.02 – Kryesisht me vranësira. Ditën reshje shiu, që më pas do të përzien edhe me borë. Në mbrëmje kthjellime.
29.02-1.03 – Të shtunën kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica. Ditën e diel mot i butë, pjesërisht i vranët, e gjatë ditës kryesisht me vranësira.
2.03 – Butë, kryesisht me vranësira. Kohë pas kohe mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të luhaten nga -2C deri në 2C, e maksimalet do të pësojnë rënie në 5C deri 6C. Në fundjavë temperaturat maksimale sërish do të shënojnë rritje të ndjeshme në 10C deri 15C.
Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi 10-20m/s, e në disa pjesë të vendit edhe mbi 25m/s (90km/h).
Shtypja atmosferike pas rënies që ka shënuar nën vlera normale, do të shënojë rritje.