Agim Çeku flet për letrën e Kurtit: Nuk ishte marrëveshje
Një letër të cilën sot e publikoi kryeminsitri Albin Kurti, për të cilën pretendon se presidenti i vendit Hashim Thaçi më 2013-ën si Kryeministër shkeli Kushtetutën, ka ngjallur reagime të shumta.
Lidhur me përmbajtjen e këtij dokumenti, për aktivitetet e FSK-së në veri, ka folur ish-ministri i kësaj force, Agim Çeku, pozitë të cilën ai e mbante në kohën kur ishte firmosur.
Çeku thekson se nuk është diçka e re dokumenti i publikuar këtë të martë nga Kryeminsitri Albin Kurti, të cilin e cilësoi marrëveshje sekrete.
”Unë kam qenë në dijeni për këtë dokument, por nuk e kam parë. Dokumentin na ka komunikuar KFOR-i dhe na ka treguar se si do të veprohet”.
A e kishte kërkuar Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministër në 2013-ën, nënshkrimin e kësaj letre?
”Jo, dokumentin nuk e ka kërkuar Hashim Thaçi që ta nënshkruante. Kjo ishte kërkesë e vet NATO-s”.
Siç shkruan gazetainfokus, Agim Çeku që atë kohë ishte shef i këtij dikasteri, ky dokument është i tejkaluar.
Kjo pasi tashmë FSK ka rol të ri, pas votimit të tre ligjeve në Kuvendin e Kosovës, të cilat e transformojnë në ushtri.
Po ashtu ai ka folur edhe për procedurën pse një dokument i tillë nuk kishte kaluar fare në Kuvendin e Kosovës.
”Kjo nuk është marrëveshje, është dokument – zotim i Hashim Thaçit. Kësisoj nuk kishte nevojë që të shkonte në Kuvendin e Kosovës për ratifikim”.
Agim Çeku thotë se raportet me NATO-n nuk mund të dëmtohen pavarësisht publikimit të kësaj letre nga Kryeministri Albin Kurti.