Pallaska: Haradinaj ka kryer ‘krime’ në qeverisjen e tij, por Amerikën nuk e ka gënjyer kurrë
Avokati Dastid Pallaska, ka thënë se ish-kryeministri Ramush Haradinaj edhe pse ka kryer ‘krime’ gjatë qeverisjes së tij, të paktën Amerikën nuk e ka gënjyer, siç bëri Kurti.
“Haradinaj me të gjitha krimet që i ka kryer gjatë qeverisjes së tij, jam i bindur që Amerikën kurrë nuk e ka rrejt. Haradinaj nuk i ka gënjyer asnjëherë amerikanët”, është shprehur Pallaska.
Avokati thotë se nuk tolerohet që të ulet në bisedime me Amerikën dhe ta rrejë atë.
“Mirëpo me shku me nejtë me Amerikën në katër sy, e me rrejt, këtë nuk mund të tolerohet. Kjo rrenë nuk mund të kalojë pa pasoja të tjera”, ka thënë Pallaska.
“Jemi duke folur për njerëz serioz. Sepse është ofendim për pozitat që përfaqësojmë”.
Tutje, Pallaska thotë se Kurti me veprimin e fundit po tenton të thotë se presidenti Hashim Thaçi, e ka shitur Kosovën në vitin 2013.
“Ky me këtë veprim po tenton të thotë se Thaçi e ka shitur Kosovën në vitin 2013, e frikësohet se ndoshta do të detyrohet që si kryeministër ta vejë firmën për shkëputjen e veriut nga Kosova, e pastaj të arsyetohet duke thënë se veriu ishte shitur në 2013”, shtoi Pallaska.