PSD: Qeveria Kurti është “kapur” nga militantët
Punësimet familjare dhe rahatimi i militantëve partiak po vazhdon edhe nga Qeveria Kurti, edhe pse Kurti zotohej gjate krejt fushatës se nuk do të i politizojnë institucionet e shtetit.
Frashër Krasniqi nga Partia Social Demokrate ka bërë të ditur disa nga emrat që tashmë kanë marrë pozita në Qeverinë e re veç pse i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje.
“Bilanci javor i Qeverisë Kurti:
Sami Uka, vëllau i deputetit të VV, Fitim Ukës punësohet tek ministri Arben Vitia,
Gëzim Sveçla, djali i axhës së Xhelal Sveçlës, punësohet shofer i zv.kryeministrit Haki Abazi,
Drilon Zyba, djali i axhës së Salih Zybës punësohet si asistent i ministres Rozeta Hajdari,
Rinor Kastrati, vëllau i gruas së Lumir Abdixhikut, punësohet në kabinetin e kryeparlamentares V.Osmani,, ka shkruan Krasniqi.
Tutje ish anëtari i LVV-së, ka numëruar edhe disa emërime që janë bërë nga LDK-ja.
“Izedin Bytyçi, njeriu i LDK-së që ia kishte punësuar Isa Mustafës gruan e djalit, dhe është dënuar për tentim-mashtrim ndaj shtetit, punësohet si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Lumir Abdixhikut”
Me rregulloren re që e bëri Qeveria Kurti, kryeministri dhe zv.kryeministrat do të kenë 33 këshilltarë më shumë se në qeverinë e kaluar. Qeveria Kurti do të ketë gjithësej 199 këshilltarë!
“Erdhi dita për rehatimet e reja. Erdhi dita për kapjen e re të shtetit. Dhe ky është veç fillimi” ka shkruar Krasniqi.