Mbi 300 kandidatura për Nobelin e sivjetmë për Paqe
Mbi 300 kandidatura janë propozuar për Çmimin Nobel për Paqen, njoftoi sot Akademia e Nobelit.
Sipas Akademisë, në total janë 317 kandidatura, nga të cilat 210 janë individë dhe 107 organizata.
Kjo është hera e katërt që numri i kandidatëve arrin vlera të tilla.
Aktivistja për klimën, Greta Thunberg dhe Lëvizja Demokratike në Hong Kong janë emëruar nga deputetët në Suedi dhe Norvegji.
Rekordi me 376 kandidatë u vu në vitin 2016, kur juria prej pesë anëtarësh zgjodhi si fitues presidentin e Kolumbisë, Manuel Santos, duke theksuar rolin e tij në përfundimin e luftës civile më shumë se 50-vjeçare.
Në vitin 2019, çmimi Nobel për Paqen iu dha kryeministrit etiopian, Abiy Ahmed Abiy. Ai u përmend për përpjekjet e tij në zgjidhjen e konfliktit të gjatë kufitar me Eritrenë fqinje dhe përpjekjet për paqe e bashkëpunim ndërkombëtar.
Politikanët, akademikët, ish-fituesit e çmimit për Paqen, drejtorët e instituteve të kërkimit për paqen, si edhe anëtarët aktualë dhe të dikurshëm të Komitetit të Nobelit janë në mesin e atyre që kanë të drejtë të propozojnë kandidatë.