Ktheni shkëlqimin e lekures pas lindjes
Lëkura e pastër dhe e fresket është një nga elementet kryesore të bukurisë së një personi. Lëkura e shëndetshme ju ndihmon të ndiheni mirë. Kujdesi i lëkurës dhe zakonet e jetesës janë parashikuesit parësorë të shëndetit tuaj të lëkurës.
Disa nga faktorët kryesorë ka marrë qe ndikojne mbi cilësinë e lëkurës tuaj janë stresi, mungesa e gjumit, të ushqyerit e dobët, ndotja, dëmtimi nga rrezet ultravjollcë Sunis, pirja e duhanit dhe alkoolit të tepërt të pijshëm andaj edhe mas periudhes se lindjes lekura peson ndryshime andaj e rendsishme eshte te gjeni pak kohë gjatë ditës për vetveten dhe kënaquni me aktivitetet të cilat ju relaksojnë.
Jeni të durueshme, sepse nga shumë faktorë varet se sa shpejtë do të ktheni pamjen e mëhershme. Vitet kanë shumë rëndësi, si dhe cila shtatzëni e rradhës është, sa keni qenë aktive para lindjes, dhe çfarë gjenesh keni. Është e vërtetë që disa nëna, menjëherë pas lindjes për disa javë e kthejnë barkun e rrafshët dhe mund ta veshin garderobën e vjetër por nuk duhet të krahasoheni me këto gra, sepse ato janë fatlumet e rralla.
Nëse i shikoni të gjitha jopersosmëritë fizike si çmimi I arte për bebushin e mrekullueshëm që keni sjellë në jetë, atëherë nuk do të brengoseshit më, vetëm prisni disa muaj që të filloni të ktheheni në peshën e mëparshme dhe do jeni te lumtura si me bebushin tuaj ashtu edhe me pamjen.
1. Riktheni energjinë e humbur
Krahas kujdesit rreth fëmijës dhe nevojës për të fjetur, nënave të reja ju mbetet shumë pak kohë për të rikthyer energjinë e nevojshme. Dy-tre javët e para, fokusohuni në pushim dhe në kujdesin rreth të posalindurit. Në këtë periudhë, gjumi është shumë i rëndësishëm për shërim të shpejtë, prandaj mundohuni që të pushoni kurdo që fle foshnja.
Shëtitja, aktiviteti i matur, dëgjimi i muzikës dhe ushqimi i shëndetshëm mund të bëjnë mrekulli, kur është në pyetje disponimi i mirë. Kujdesuni që dita të mos ju bëhet rutinë e mërzitshme, e cila injoron nevojat tuaja. Për nënat e reja, viti i parë është më i lodhshmi, por gjeni pak kohë gjatë ditës vetëm për veten dhe kënaquni me aktivitetet që ju relaksojnë, shoqërimi me shoqet, shopingu…
2. Fshihni zonat e errëta nën sy
Pjesët e errëta nën sy, janë të parrezikshme dhe më e rëndësishme është që kanë karakter kalimtar, por gjithsesi nuk duken bukur. Nëse dëshironi që të kalojnë vetvetiu për një javë – dy, procesin mund ta përshpejtoni duke vendosur vata të ftohta nën sy, disa herë gjatë ditës.
Qeset e ftohta të çajit mund ta zvogëlojnë errësimin, si dhe gjelli për sy nga baza e kamomilit apo trangullit (të cilat do të duhej të qëndronin në frigorifer). Edhe një mënyrë tjetër është që të pushoni sa më shumë, ideale do të ishte koha kur edhe foshnja fle.
3. Kujdesuni për lëkurën e fytyrës
Si shumë nëna të reja, hormonet e shtatzënisë dhe stresi i paslindjes mund të ndikojnë dukshëm në lëkurën e fytyrës, më saktësisht mund të ju shfaqen aknet, puçrrat e kuqe, apo njollat e errëta. Disa nga këto ndryshime kalojnë me kohë, megjithatë, nëse dëshironi ti shmangni puçrrat sa më shpejtë nga fytyra, eshte nje menyre e lehte krijoni në banjon tuaj një sallon të improvizuar te vogel kozmetike. Bleni losionin e përshtatshëm, pillingun, maskën për fytyrë dhe natyrisht kremin dhe gjeni 20-30 minuta kohë që të merreni me fytyrën tuaj.
Dhe do jeni te lumtura duke e pare bebushin tuaj duke u rritur dhe ju si nena do te dukeni bukur dhe te buzqeshura.