Pritet dorëheqja e Agim Ademit
Në muajin korrik të vitit 2019 kur Gjykata Themelore e ka dënuar Agim ademin me nëntë muaj burg efektiv ai kishte thënë se do ta pret vendimin e Apelit nëse kjo e fundit vendos për dorëheqjen e tij.
Që është duke pritur vendimin e Apelit, Ademi për të vendosur për të ardhmen e tij në FFK, ua kishte premtuar edhe udhëheqësve të UEFA-s dhe FIFA-s, të cilët kishin kërkuar që ai të dorëhiqet pas dënimit nga Gjykata.
Por, me insistim të krerëve të FFK-së atij i ishte mundësuar që të jetë kryetar deri në vendim të Apelit.
Tani pasi që Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin e tij sipas statutit të FFK-së, neni 24 pika 1 paragrafi g, dhe pika 2 ai nuk mund të jetë më kryetar i FFK-së, dhe me këtë humb edhe statusin e anëtarit të FFK-së.
Neni 24
Kushtet për tu bërë anëtar i organeve apo trupave të FFK-së
1. Që një person të kandidohet për organ apo trup statutar të FFK-së, duhet ti plotësoj këto kushte kumulative:
a) që të jetë i asocuar me njërën nga anëtarët e FFK-së;
b) të jetë i zgjedhur apo anëtarë i emëruar i FFK-së;
c) të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
d) tëjetëmbi18vjeçdhejombi70vjeçdheiaftëpërpunë;
e) të jetë aktiv në organizatën e futbollit ;
f) të mos jetë i larguar apo i suspenduar më herët nga FFK-ja apo anëtarët e saj;
g) tëmosjetëidënuarmeAktgjykimtëplotëfuqishempërveprapenale.
2. Nëse një individ nuk i plotëson kushtet e lartpërmendura derisa është në pozitë, ai
menjëherë humbë statusin e anëtarit të trupit apo organit të FFK-së.
3. KE-ja mund ti caktojë kushtet për referencë, diplomën përkatëse dhe kushtet e
tjera.
Sipas burimeve tashmë Agim Ademi gjendet në objektin e FFK-së./FaktePlus