Flasin nga KFOR-i për FaktePlus, pas publikimit të “Marrëveshjes sekrete të Thaçit”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrese zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Përmes kësaj marrëveshje, kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti tek KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.
Pas, publikimit të kësaj marrëveshje Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka kërkuar përgjigje edhe nga misionit i KFOR-it, në Kosovë.
Në një përgjigje nga forcat paqeruajtëse të NATO-st, kanë thënë se misioni i tyre vazhdon të jetë i rëndësishëm për stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor në 20 vitet e fundit.
“Misioni ynë KFOR ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor për 20 vitet e fundit. Këtë vit, ne shënojmë 20 vjet nga fillimi i KFOR-it. Misioni ynë mbetet i pandryshuar, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ne jemi aty për të mbajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, dhe kjo është ajo që ne po bëjmë”, thuhet në përgjigjen e NATO-s.
Po, ashtu kanë pranuar që disa lëvizje të FSK-së në pjesën veriore të Kosovës duhet të bëhen me njoftim paraprak dhe marrëveshje nga komandanti i KFOR-it.
“Në të njëjtën kohë, pas vendimit për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ne tani po rishikojmë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në dhe ky diskutim po vazhdon. Disa lëvizje të FSK-së në pjesën veriore të Kosovës kërkojnë njoftim paraprak dhe marrëveshje nga Komandanti i KFOR-it. Për 20 vjet, paqja dhe stabiliteti në Kosovë kanë qenë përparësi për NATO-n. Mandati ynë nuk ka ndryshuar dhe ne do të vazhdojmë misionin tonë paqeruajtës’, thuhet më tutje në këtë përgjigje.
Në përgjigjen e misionit forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovës dhënë për FaktePlus, kanë folur edhe për rifillimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
“NATO gjithashtu mbështet rifillimin e dialogut të sponsorizuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme politike e qëndrueshme për rajonin”./FaktePlus