Jo veç katër minuta, Kurti tregon sa është i gatshëm të qëndrojë në takim me Thaçin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur edhe për mos takimin me presidentin e vendit Hashim Thaçin, prej që ka marrë detyrën e udhëheqësit të ekzekutivit.
Kurti, ka thënë se në takimi i vetëm që kishte me presidentin Thaçi, pasi fitoi zgjedhjet ishte vetëm katër minuta e jo dhjetë minuta.
Ai ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me Thaçin por, jo vetëm 4 minuta por 40 por se sipas tij, Thaçi nuk po i përgjigjet ftesës.
“S’ka qenë dhjetë minuta, por katër minuta. Unë jam i gatshëm edhe 40 minuta por tani s’ka kush që e gjen Thaçin”, ka thënë Kurti, shkruan FaktePlus.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi para se Kurti të bëhej kryeministër i vendit i dërgonte këtij të fundit deri në katër ftesa në ditë për ta takuar, por tani që Kurti ka marrë pozitën e udhëheqësit të Qeverisë dhe i ka bërë ftesë Thaçit që të takohen dhe të diskutojnë për temat e rëndësishme për vendin dhe politikën e jashtme po injorohet nga vet Thaçi./FaktePlus