Dy grabitje në Prishtinë
Edhe dy raste të grabitjes kanë ndodhur në Prishtinë.
Policia e Kosovës njofton se një grabitje ka ndodhur në një dyqan në Prishtinë dhe në një rast tjetër një gruaje i është grabitur çanta.
Sipas Policisë, një grua ka raportuar se mbrëmë rreth orës 20:00 një person i panjohur ia ka marrë çantën nga krahu dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Kurse po dje rreth orës 3:00 të mëngjesit nga persona ende të panjohur është grabitur një lokal.
“Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë njoftuar se dy persona të panjohur e kanë grabitur arkën dhe kanë ikur në drejtim të panjohur”, thuhet nga Policia.
Për të dyja këto raste nuk raportohet për të lënduar, kurse njësitë përkatëse të policisë ende nuk kanë arrestuar ndonjë person./FaktePlus