Djali i ish-drejtorit publikon skandalet dhe abuzimet brenda RTK-së
Radio Televizoni i Kosovës, viteve të fundit është kritikuar shumë për lidhjet e saj me pushtetin, punësimet familjare e një mal dallavere në kontratat e dhëna si brenda dhe jashtë tij.
Drin Zatriqi, njëherësh edhe djali i Agim Zatriqit ish-drejtor në RTK, së fundmi ka filluar me publikimin e nje mal skandaleve e abuzimeve që janë bërë brenda televizionit publik.
Ai, përmes një serie të shkrimeve në Facebook, ka publikuar dëshmi për punësime nepotike e politike, deri tek qindra e mijëra euro të cilat janë dhënë për realizimin e emisioneve të cilat asnjëherë nuk u shfaqën para syve të publikur kosovar.
Zatriqi, në dosjen e parë (siç e quan ai), thotë se me të marrë postin e drejtorit gjeneral të RTK-së, Mentor Shala në atë kohë, së pari ka rehatuar shokët e tij në pozitat më të larta në këtë medium.
Me të marrë postin e drejtorit gjeneral të RTK-së, Mentor Shala së pari rahaton në pozita shokët:
Ridvan Berishën – redaktor i të gjjtha lajmeve
Donat Sylën – shef i dhomës së lajmeve
Kurse me Gazmend Elshanin krijojnë biznesin ProMedia!
Aksionare të kompanisë bëhen:
Mentor Shala, Ridvan Berisha, Gazmend Elshani, dhe Fisnik Derguti , të gjjthë me pozita të larta në RTK!
Në fillimin e produksioneve private në RTK, kompania ProMedia realizon teknikisht dhe ndriqimin e këtyre emisioneve: qyteti pa lum, super gogo, kafeneneja jonë, estetika, emisioni afër” ka shkruar Zatriqi.
Zatriqi thotë se Shalës nuk i mjaftoi punësimi i gruas në RTK, pasi punësoi edhe djalin e tij 9 vjeç në emisionin “Super Gogo”, emision i cili paguhej hiç me pak se 4.000 euro për një episod javor 20 minuta!.
Tutje, në dosjen e radhës, ai tregon se janë paguar nga 5000 euro për episod në emër të “QUZA”, epizode të cilat nuk janë transmetuar asnjeherë në television.
“Dmth veq i kanë marre paret e kurrë si kanë transmetu!
9 epizode ka 5.000= 45.000 euro n’kajmak!
Për këto punë shkohet n’QUZ!” shkruan Zatriqi në shkrimin e dytë të tij.
Se nepotizmi dhe keqpërdorimi i mjeteve të RTK-së, nuk është ndalur vetëm tek emri i Mentor Shalës, Zatriqi tregon edhe për raste të tjera.
“Në vitin bordi emëron drejtor të Radio Kosovës z. Arben Fetoshi. Ai menjeherë avanson në pozitë gruan e tij Vlorën.
Me datën 6.4.2011 ia paguan dajës së tij Rexhep Hoti (ish deputet i PDK-së) kinse për obligime të gazetës së tij “infopress” pak para mbylljes, hiq më pak se 42.662 euro!
Arben Fetoshi së bashku me dajën e tij Rexhep Hotin janë aksionar në TOP KOSOVA TV!
Me këtë rast buxheti i RTK-së në vend se të perfitoj nga reklamat që ja ka emituar gazetes “infopress” çdo dite, perkundrazi ajo është demtuar në vlere prej 42.662 euro!” shkruan Zatriqi
Se drejtori gjeneral në atë kohë, përveç pagës së tij në RTK, ka përfituar shuma të tjera nga transmetuesi publik, Zatriqi në dosjen e radhës të publikuar, ka thënë se vetëm për realizimin e një seriali janë ndarë rreth 430 mijë euro, ku relizimin e tij e ka bërë vetë kompania e Mentor Shalës, pastaj ortakave Ridvan Berisha, Fisnik Derguti dhe Donat Syla.
“Seriali “Lagja e Re”
Për këtë serial RTK ka paguar 9.000 euro për emision, 48 emisione në vit apo rreth 430.000 euro ne vit!
Realizimin e këtij seriali e ka bo kompania ProMedia, e vet drejtorit gjeneral Mentor Shalës, pastaj ortakave Ridvan Berisha, Fisnik Derguti dhe Donat Syla i cili tashme është konsull në Ambasadën e Kosovës në Kanadë!
Nga 430.000 euro , 260.000 euro i kane marre vet keta zoterinjte!” shkruan Zatriqi.
Tutje, Zatriqi në dosjen tjetër të publikuar ka treguar se edhe pse kuizi “Kush do të bëhet milioner” nuk ishte emision eksluziv vetëm në RTK, mirëpo emetohej edhe në Alsat dhe Tv Klan, është paguar nga RTK, hiq më pak se 19.500 euro për episod.
E me këtë veprim sipas tij, buxheti i RTK-së ishte dëmtuar 528.000 euro në vit.
“Emisioni “Kush do të bëhet milioner”
Edhe pse nuk ishte emision eksluziv vetëm në RTK, mirëpo emetohej edhe në Alsat dhe Tv Klan, u pagu nga RTK hiq ma pak se 19.500 euro për epizod.
48 emisione në vit janë paguar hiq ma pak se 936.000 euro !
I njejti emision në vitin 2009 ishte paguar 6.000 euro, mirepo iniciatoret per ngritjen e cmimit ne 19.500 euro e kishin bere Mentor Shala se bashku me Bekim Hasanin drejtor i tv ne ate kohe.
Me këte veprim, buxheti RTK-se ishte demtuar 528.000 euro ne vit!
Dmth po shihet kush u bo milioner hiq pa e fitu kuizin” shkruan Zatriqi.
Në dosjen e radhës, Zatriqi tregon se si në vitin 2011 Sylejman Shaqiri dhe Mentor Shala kanë paguar kompaninë “Smart Solution” 100.000 euro për kupën e Amerikës në futboll, të cilën nuk e kanë transmetu të plotë.
Kjo pasi, sipas tij, RTK, nuk ka gjeneru asnjë cent nga reklamat, pasi është trasmetuar pas mesnatës.
“Me 2011 Sylejman Shaqiri dhe Mentor Shala , kanë paguar kompaninë “Smart Solution” 100.000 euro për kupën e Amerikës në futboll, të cilën nuk e kanë transmetu të plotë, dhe shkaku që ka qenë pas mesnatës, RTK nuk ka gjeneru asnjë cent nga reklamat!
Të njejtës kompani ja kanë paguar edhe 5.500 euro për shfaqje cirku , shfaqje të cilat asnjehere nuk jane emetu ne RTK!
Vlen të theksohet, se 2 vite më herët, RTK-ja me të njejtin çmim kishte paguar kampionatin boteror te futbollit!” shkruan Zatriqi
Se kompania ProMedia, me pronar Mentor Shalën, Ridvan Berishën and co. ka pasur ekskluzivitetin e krijimit të emisioneve e serialeve të ndryshme në RTK, Drin Zatriqi e bën publik edhe në dosjen e radhës.
Ai ka treguar se , për Seriali “Qyteti pa Lumë” janë paguar hiq ma pak se 11.000 euro për një epizod, ose 528.000 euro ne vit, e realizues ka qenë pikërisht kompania “ProMedia”.
“Seriali “Qyteti pa Lumë”
Ky emision është iniciuar dhe përzgjedhur nga drejtori asaj kohe z. Bekim Hasani.
Për këtë emision janë paguar hiq ma pas se 11.000 euro për një epizod, ose 528.000 euro në vit.
Edhe ky emision eshte gjiruar dhe realizuar teknikisht nga ProMedia, me pronar Mentor Shala, Ridvan Berisha and co.
Vlen të ceket që ky emision është gjiruar vetem me një kamere!” shkruan Zatriqi
Djali i ish-drejtorit të RTK-së Agim Zatriqit, Drini ka ofruar edhe dëshmi të tjera, ku shihet që menaxhmenti, ka shpërblyer vetveten dhe anëtarët e bordit edhe me paga shtesë, po ashtu ka falë mjete për familjarë të sëmurë të anëtareve të menaxhmentit nga buxheti RTK-së, përkatësisht 5 rroga.
Ndryshe, Radio Televizoni i Kosovës, viteve të fundit në vazhdimësi është kritikuar për keqmenaxhim, lidhjeve të saj me pushtetin e punësimeve familjare.