Agim Veliu merr në kabinetin e tij ish-këshilltarin e Haradinajt
Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Administratës Publike, Agim Veliu ka emëruar Lulzim Fushticën këshilltar politik.
Këtë e ka konfirmuar edhe zyra e kabinetit të ministritë Veliu.
“Po është e vërtetë. Lulzim Fushtica është emëruar këshilltar politik i ministrit Veliu”, është përgjigjur zyra e kabinetit e ministrit Veliu për Insajderin.
Ndryshe, Fushtica ka qenë edhe këshilltar për siguri i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në qeverinë e kaluar.