Ministri Vitia emëron këshilltar ish-Asambleistin e PDK-së
Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka zyrtarizuar edhe dy këshilltarë në kabinetin e tij.
Të dy këta janë mjek me profesion.
Njëri është Mirsad Shkreta, i cili është emëruar Këshilltar i Lartë i ministrit dhe Shef i Kabinetit të tij.
Ndërsa, tjetri është Sami Uka, i cili ka marrë pozitën e Këshilltarit Politik, shkruan gazeta inFokus.
Shkreta është specialist i kirurgjisë orale. Ky fillimisht ishte pjesë e PDK-së në Han të Elezit, ku edhe ishte zgjedhur asamblist komunal, ndërsa në vitin 2014 kishte kaluar në Vetëvendosje.
E tre vite më vonë kishte kandiduar për deputet në Kuvendin e Kosovës, por që nuk kishte arritur të zgjidhej.
Ndërsa, tjetri, Sami Uka, ëhstë mjek familjar dhe mban pozitën e Kryeshefit në QKMF në Prishtinë, ndërsa edhe është vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, psikologut Fitim Uka.