Kurti emëron Erzen Vraniqin këshilltar politik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Erzen Vraniqi, Këshilltar Politik të tij.
Me këtë rast, Kurti i uroi Vraniqi-itpunë të mbarë në detyrën e re, duke shtuar se përvoja e tij politike dhe angazhimi tejet profesional i deritanishëm do të jenë të rëndësishme në rrugëtimin e përbashkët politik.
Ndryshe Vraniqi është pjesë e Lëvizjes Vetëvendose prej një kohe të gjatë dhe prej kohësh merrej me Zyrën për Media dhe informimin nga VV-ja./FaktePlus