QKUK jep detaje, tri raste të dyshuara me koronavirus
Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur tri raste të dyshuara me koronavirus.
Këtë për FaktePlus, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
Ai ka thënë se prej tre personave të dyshuar, dy janë kosovarë, ndërsa njëri shtetas i huaj
“Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali.Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia”, ka thënë ai.
“Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim. Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara”, ka pohuar Fazliu/FaktePlus