Asamblisti i Nisma-s i bashkohet AAK-së në Gjilan
Nga sot, Grupit të Anëtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Kuvendin Komunal në Gjilan, iu bashkua edhe Mustafë Rexhepi. Poashtu, i njëjti iu bashkua edhe AAK-së në Gjilan.
Këtë e ka bërë të ditur kryetar i degës së AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriu.
“Tani, në Kuvendin Komunal në Gjilan, AAK-ja përfaqësohet me katër anëtarë, që e bënë aleancën forcë serioze politike në institucionin më të lartë në nivel lokal. Jemi të vendosur që bashkë me njerëzit që kanë dëshmuar pjekuri politike në qeverisje qoftë në nivel lokal, qoftë në atë qëndror, ta bëjmë aleancën bartëse të përgjegjësive kryesore në Gjilan”, ka shkruar ai.
“Ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasani, drejtorë komunal, anëtarë të Kuvendit Komunal nga radhët e aleancës, dhe struktura e partisë në Gjilan, puna dhe angazhimi i të cilëve na bënë të besojmë se jemi alternativë serioze dhe e vetme që mund ta shndërroj Gjilanin në qytet të matshëm me qytetet e shteteve më të zhvilluara”, ka shkruar Rexhepi në Facebook./FaktePlus