Reka-ambasadorit Italian: Po mbahemi të mbyllur si në një ishull të Shengenit
Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin u bisedua për procesin integrues të Kosovës në BE
Fillimisht, Ministri Reka i shprehu ngushëllime Ambasadorit Orlando për viktimat e fundit nga Korona virusi në Itali dhe i shprehi përkrahje morale për këto ditë të vështira nëpër të cilat është duke kaluar Italia nga kjo sëmundje.
Më tej, në takim u bisedua për procesin integrues të Kosovës në BE. Siç rekomandoi ministri Reka është e pakuptueshme që edhe më tutje qytetarët e Kosovës të mbahen të të mbyllur si në një ishull të Shengenit, pa pasur mundësinë për të qarkulluar lirshëm dhe pa regjim të vizave në Evropë.