Bie në bunar dhe vdes vajza e mitur, policia jep detaje
Një vajzë e moshës 11 vjeçare me inicialet A.B nga fshati Kovaqec i Komuëns së Kaçanikut ka vdekur mbrëmë , pasi të dielën ka rënë në një bunar.
Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar edhe mjekët kujdestar.
Rastin për FaktePlus e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi.
Ai ka thënë se vajza ka ndërruar jetë mbrëmë pasi që të dielën ka rënë në një bunar.
Ndërsa, ka treguar se ka një vit që vajza me familje jeton në Komunën e Ferizajit.
“Vajza që ka ndërruar jetë është nga një fshat i Komunës së Kaçanit, por ka një vit që jeton në Komunën e Ferizajit dhe rasti ka ndodhë në Ferizaj, dhe pritet që varrimi i saj të bëhet në Kaçanik sipas informatave që i kemi deri më tani”, ka thënë kryetari Ilazi, për FaktePlus.
Rasti, është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.
“Rasti ka ndodhru në Ferizaj. Rasti ka ndodhur pardje në Ferizaj. Fëmiu ka ndërruar jetë mbrëmë dhe është vajzë e moshës 11 vjeçare”, ka thënë ai./FaktePlus