As Teatri Kombëtar e as ato të qyteteve nuk përmbushin numrin e aktorëve që ia parasheh ligji
As Teatri Kombëtar e as ato të qyteteve nuk përmbushin numrin e aktorëve që ia parasheh ligji
Regjisori i njohur Ben Apolloni, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me mungesën e aktorëve në Teatrin Kombëtar dhe në ato të qyteteve.
Ai, ka postuar ligjin e teatrove në të cilin thuhet se “Teatrot kombëtare duhet ta kenë ansamblin rezident prej së paku tridhjetë (30) aktorëve”, ndërkaq sipas tij në teatrin kombëtar janë të regjistruar vetëm 18 aktorë.
Postimi i tij i plotë:
“Ligji per Teatrot
…
Neni 7
Teatrot kombëtare duhet ta kenë ansamblin rezident prej së paku tridhjetë (30) aktorëve.
Teatri i qytetit mund të ketë ansamblin rezident prej së paku dhjetë (10) dhe me së shumti
njëzet (20) aktorëve.
VEREJTJE:
Edhe pse Ligji per Teatrot e thote se Teatrot Kombëtare DUHET te kene se paku 30 aktore, teatri ynë Kombëtar, sipas informacioneve ne web faqen e tij, i ka vetëm 18 aktore ne ansamblin e tij rezident.
Teatrot e qyteteve, ose nuk kane fare ansamblet rezidente, ose i kane te pergjysmuar dhe qe këto ansamble nga 7-8 muaj nuk marrin rrogat. Ndoshta edhe me gjate ‘agjërojnë’.”