Abdixhiku anulon vendimin për ndërtimin e lagjes në Badovc
Ministri i Infrastrutkurës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka obliguar Komunën e Prishtinës që të anulojë vendimin për kushtet ndërtimore në afërsi të Badovcit.
Abdixhiku, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, përcjell FaktePlus.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit.
Postimi i tij i plotë:
Duke u thirrur në Ligjin për Ujërat e Kosovës, mbështetur në Vendimin e Qeverisë për zonat e mbrojtura në Liqenin e Badovcit, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit.
Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit. Mbi të gjitha, është e interesuar të dëgjojë zërin e padëgjuar të aktivizmit qytetar, që këtë herë ishte përcaktues në ngritjen e alarmit me kohë./FaktePlus