Rrëzohet gjatë stërvitjeve dhe mbetet në koma
Humbi vetëdijen gjatë stërvitjeve dhe zgjohet një muaj më vonë.
Një burrë 27-vjeçarë, i cili kishte marramendje në palestër gjatë stërvitjes, u rrëzua në gjendje kome për një muaj, raporton “Mirror”, transmeton lajmi.net.
Kyle Marleau nga Sandyford, Newcastle, ishte vetëm 27 vjeç kur humbi vetëdijen gjatë një stërvitje dhe u zgjua vetëm një muaj më vonë.
Ai kujton që ndjente nxehtësi dhe marramendje përpara se ta humbiste vetëdijen, vetëm për t’u zgjuar nga koma një muaj të tërë. Mjekët i dhanë lajmin shkatërrues se ai kishte pësuar një rrjedhje të trurit dhe kishte shkuar në atak kardiak.
Kyle tha se ishte thjesht një ditë e rastësishme, një ditë shumë normale, si çdo ditë tjetër. Nuk kishte asgjë unike në lidhje me të. Që nga ajo ditë fatale Kyle, i cili tani është 31 vjeç, i është dashur të mësojë sesi të ecë, të flasë dhe të hajë.
Pasi u zgjua, ai kaloi një muaj më tej në Royal Victoria Infirmary para se të transferohej në Walkergate Park Center, që ishte shtëpia e tij për pesë muaj të tjerë ndërsa ai iu nënshtrua një programi rehabilitimi.