I vdes nëna, Xhabir Zharku mund të lirohet vetëm një ditë nga burgu
Ish-kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku mund të lirohet për një ditë nga burgu.
Kjo për shkak se nëna e tij, Naile Zhkarku ka ndërruar jetë në Suedi.
Zharku ishte arrestuar në fund të vitit të kaluar nga Departamenti për Krime Ekonomike pas akuzave për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ndryshe, Policia e Kosovës sot bastisi shtëpinë e tij, ku djalit të tij i gjetën armë dhe municion.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e njëjtë janë konfiskuar edhe disa pajisje elektronike si telefona, IPAD dhe DVR dhe të tjera.