Rrëfimi i imamit Irfan Krasniqi, i cili shkarkua nga kryesia e BIK-ut
Në maj të vitit 2018, kishte marrë detyrën si prijës i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, mandat ky që do zgjaste deri në zgjedhjet e radhës. E ndonëse ato nuk janë mbajtur akoma, imamit Irfan Krasniqit iu përfundua mandati prej kryetari.
E për krejt këtë vendim Krasniqi dyshon që ekziston një motiv i vetëm.
Sipas imamit, si edhe në çdo institucion tjetër, auditimi i brendshëm duhet të bëhet edhe në Bashkësinë Islame në Mitrovicë, gjë e cila sipas Krasniqit nuk është bërë që nga viti 2011.
Imami nga Mitrovica po thotë që në marrëveshjen e vitit 2016 për kontrollimin e arkës, garantues ka qenë Naim Tërnava, raporton T7.
E për të gjitha këto ngjarje që u kurorëzuan me shkarkimin e Krasniqit, atij nuk iu dha ndonjw arsye.
Në anën tjetër kryetar i BIK-ut në Mitrovicë tanimë është zgjedhur Enis Rama.
I njëjti po thotë që gjithë këto zhvillime kanë qenë normale.
Por sipas tij në arkën e BIK-ut ka kontrolla të vazhdueshme.
Të gjitha këto zhvillime nuk i kanë komentuar nga Bashkësia Islame e Kosovës gjatë së premtes.