Reagon edhe Flamurtari, i shqetësuar me situatën e futbollistit serb
Komuna e Graçanisë ka bërë një veprim që mund të cilësohet sa skandaloz aq edhe racist kur mori vendim për t’i përjashtuar nga puna prindërit e futbollistit serb të Flamurtarit, Ilija Iviq pasi ky vendosi ta pranojë ftesën e Kombëtares së Kosovës.
Presioni që erdhi në dy ditët e fundit nga mediet serbe në Beograd ndikoi tek komuniteti serb në Graçanicë përkatësisht te drejtuesit e Komunës që vendosët t’i largojnë në puna prindërit e futbollistit, ku sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, njëri ishte zyrtar në komunë e tjetri punëtor në arsim.
KF Flamurtari ku edhe luan futbollisti 17 vjeçar është parë i tronditur nga ky lajm, derisa tashmë ka dal edhe më një komunikatë për shtyp në të cilën thuhet se ndihen të shqetësuar me situatën e fundit të krijuar me futbollistin e tyre.
Më poshtë gjeni komunikatën e KF Flamurtarit: