Kurti pranon telegram urimi nga Sebastian Kurz
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi nga Kancelari Federal i Austrisë, Sebastian Kurz, i cili e ka përgëzuar për zgjedhjen e tij si kryeministër, duke vlerësuar se Kosova është partner i rëndësishëm për Austrinë.
Në letrën e urimit thuhet:
Shkëlqesia Juaj,
Më lejoni t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i ri i Republikës së Kosovës.
Që nga Shpallja e Pavarësisë në vitin 2008, Kosova është përballur me sfida serioze politike, etnike, ekonomike dhe shoqërore. Kosova është partner i rëndësishëm për Austrinë dhe zhvillimi i marrëdhënieve tona të mira ka rëndësi të madhe për ne. Kosova ka qenë gjithmonë vend me prioritet për Agjencinë Austriake për Zhvillim dhe mund t’ju siguroj se do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të mirë.
Mezi pres të punoj me ju dhe ta mbështes integrimin e Kosovës në BE.
Gjitha të mirat,
Sebastian Kurz
Kancelar Federal i Austrisë/FaktePlus