Edhe këshilltarja e Ramush Haradinajt tashmë e papunë, shkarkohet nga Konjufca
Diellza Hoti, ish-këshilltarja politike e Ramush Haradinaj është shkarkuar nga pozita si konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara të Arabisë Saudite, nga një vendim i ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Hoti ishte emëruar në nëntor të vitit 2019 nga ish-ministri Behgjet Pacolli.
Në një vendim nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjfuca, në mesin e 14 konsujve të shkarkuar është edhe Diellza Hoti.
“Vendimi për Shfuqizimin e Vendimeve të Kundërligjshme, në kundërshtim me nenin 20 te Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca.
Kujtojmë se Hoti ka qenë këshilltare politike e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.