Gjakovarit i gjendet një snajper në shtëpi
Me kërkesë të Gjykatës Themelore në Gjakovë, njësiti i hetimeve ka kontrolluar shtëpinë e një qytetari ku kanë gjetur dhe konfiskuar disa armë
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Gjakovë, ku njësiti i hetimeve në bashkëpunim me njësitet tjera, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë – snajper të kalibrit NN dhe një pushkë me dylbi.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Njësiti i hetimeve pas një pune operativo-hetimore dhe bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore, në bashkëpunim me njësitet tjera ka zhvilluar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit mashkull/K. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar një pushkë –snajper e cal NN dhe një pushkë me dylbi. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thekson raporti.