Vuçiq e merr në parti gruan e Oliver Ivanoviq
Pas dy muajsh në Serbi do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Ndërkohë tashmë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka filluar edhe përforcimet për zgjedhjet. Ai ka marrë në partinë e ti, Milena Popovicin, gruan e politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviq.
Lajmin për kalimin zyrtar të Popoviq në “SNS”-në e Vuçiqit e ka bërë të ditur Marko Gjuriq përmes një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në twitter, duke i uruar mirëseardhje asaj.
“Sot partia jonë është bërë edhe më e pasur me një person që ka energji dhe këmbëngulje, sakrificë të pa shembulltë për familjen e saj dhe Serbinë”, ka shkruar Gjuriq.
Данас је наша странка постала богатија за особу невиђене енергије, истрајности, пожртвовања за своју породицу и Србију! Са новим лицима, новом снагом и Александром Вучићем на челу наставићемо заједно да дижемо Србију са колена! Милена Ивановић, добро дошла у СНС!@PopovicMilena10 pic.twitter.com/wRPO3aiOVY
— Марко Ђурић (@markodjuric) February 20, 2020