Ikballe Huduti që doli kundër SHBA-së e përkrahu Iranin, i shkruan një letër Vjosa Osmanit
Edhe pse në arrest shtëpiak, Ikballe Berisha Huduti, e njohur si Hoxhanesha Ibgalle, adhuruese e shtetit të Iranit, nuk po rri rehat.
Ajo ka bërë një deklaratë skandaloze ndërsa ka folur për për dhunën ndaj grave. Sipas saj, dhuna e vetëdijeson gruan.
“Së pari, emri “Qendra Korrektuese e Femrave” është një fyerje e madhe për gruan, sepse femër është edhe meçka, edhe lopa, edhe arusha, ndërsa gra e vajza janë vetëm krijesat njeri”, ka shkruar ajo.
Ky është shkrimi i plotë i saj:
Gruan dhuna e dëmton dhe e vetëdijeson, por institucionet e Kosovës atë e poshtërojnë E nderuara dhe më e Admiruara Grua e Kosovës, znj.Vjosë!
Është ide e mirë e propozuar për strehimore të grave nga Rrjeti i Grave të Kosovës, por më urgjente është Qendra Korrektuese e Femrave në Lipjan – Qendra e Paraburgimit. Në këtë qendër ka nevojë korrektimi i punëtorëve që paguhen e jo të burgosurat që janë aty për ta mbajtur masën e burgimit. Strehimoret për gratë që kanë dhunë në familje janë të nevojshme por edhe deri diku të mjaftueshme sepse organizatat e huaja pas luftës kanë bërë investime të mëdha për këto strehimore. Por QKF në Lipjan është një çoroditje e mjerueshme dhe se aty ka nevojë urgjente për ndihmë nga shteti ynë.
Pas daljes sime në lirinë e poshtëruar, që tani gjendem në arrest shtëpiak dhe pas zbardhjes së rastit tim nga gjykata, nuk do të doja asgjë tjetër vetëm një vend pune sa për 5 muaj të jem drejtoresh në këtë Burg të Grave dhe të udhëheq këtë Qendër me ligjet e mrekullueshme të përpiluara nga Qeveria e Kosovës me Ministrinë e Drejtësisë e që gjithsej përmbajnë 98 nene shumë bukur të përpiluara por punëtorët nuk kanë njohuri apo nuk dëshirojnë për t’i zbatuar .
Naim Frashëri thoshte,“ Gjuha të dallon nga kafsha, ndërsa shkronja të bënë të ditur e të ngritur”, prandaj në këtë burg së pari duhet mësuar gjuhën e jo të më shëmtojnë atë “erlli buka”, e pastaj duhet mësuar stafit, punëtorëve, shkronjat dhe shkrimin në mënyrë që të burgosurat mos ti konsiderojnë si kafshë, sepse kur e burgosura nesër del në liri, do të jetë kafsha e rebeluar në shoqërinë e cili i ka bërë të padrejta si në liri, si në burg si në shtëpi.
Së pari, emri “Qendra Korrektuese e Femrave” është një fyerje e madhe për gruan, sepse femër është edhe meçka, edhe lopa, edhe arusha, ndërsa gra e vajza janë vetëm krijesat njeri. Së dyti në burg keni zonja shumë të mira që nuk kanë nevojë për tu korrektuar, por kanë nevojë për një vend strehim të qetë sa për ta kryer masën e paraburgimit apo burgimit. Në burgje ka zonja që ndoshta kanë gabuar në jetë por nuk donë të thotë se janë shtresa me e ligë e shoqërisë, ato bile janë më të vetëdijshme sepse i ka kalitur padrejtësia dhe vuajnë në burgje përshake të atyre që i kanë bërë padrejtësi dhe i kanë sjell në këtë gjendje të mjerueshme gjysmë të vdekur.
Burgu për dikë është strehim shpirtëror duke u larguar nga bota e prishtë mashkullore dhe nuk është as qendër për njerëz me të meta psikike as spital psikiatrik. Këtë e them sepse i përjetova këtë poshtërim nga qytetarët e mi që më montuan burgun e trupit por ama jo të shpirtit dhe ndërgjegjes sime të pastër. Ata që ngritën dyshimin dhe supozimin e tyre duke u bazuar në portalet ngatërrestare, por pastaj prokuroria këtë dyshim e miratoi si kryerje të veprave penale – shtytje në kryerjen e veprave terroriste që ishte vendim i paqëndrueshëm dhe që paraqet shkelje të Drejtave Humane. Por, nuk janë fajtorë as gazetarët ngatërrestare, as gjykata dyshimtare por është fajtore bindja ime fetare, prandaj mi mbyllën dyert e institucioneve kulturore e më hapën derën e Qendrës Korrektuese të Femrave në Lipjan. Sidoqoftë, unë e kam dëshmi romanin tim ku do ta kuptoni se për shkak të padrejtësive që më janë bërë, mua nuk kanë mundur të më rrëzojnë për toke as Gazetarët Ngatërrestarë as Hoxhallarët e Zi të BIK-ut Bashkësisë “ Islame” e Kosovës , besojë se të gjithë janë duke u kënaqur për këtë gjendje time të mjerueshme e të poshtrume.
Vetëm dy gjëra më mbajnë në jetë, ndërgjegjja ime fisnike se askujt si kam bërë keq si dhe besimi në Sistemin e Drejtësisë së Kosovës që një ditë të më zbardhin rasti im, sepse jam lodhur më nga paragjykimet e njerëzve të pa vlerë që më kanë lënë pa bukë duke mi falsifikuar vlerat e mia në mizori e poshtërim. Por unë jam një njeri që kurrë nuk kam dyshuar në Drejtësinë dhe se ajo patjetër del në shesh herë do kurdo, dhe kështu më gëzoi lajmi më i mirë i vitit 2020, i cili vit më filloi me shumë mërzi e dhimbje por pastaj më ngjalli shpresat sepse ERDHI DITA. Prandaj deri sot nuk kam pasur bukë e tani kërkojë BUKË, e buka ime emrin e ka DREJTËSI.
P.s. Kam edhe dy gjëra tjera për t’ju treguar më e Admiruara Grua e Kosovës znj. Vjosë ( më falë nuk të thërras me mbiemër se më pëlqen emri shqip). Do të keni raste të lexoni nga romani im biografik, do të mësoni, përse më është dashur të mbajë grevë urie në janar të këtij viti në QKF në Lipjan, ( 80% grevë për ta ruajtur shëndetin për ditë të gjykimit) për shkak se nuk ja kam ngrënë bukën e cila më poshtëroi me padrejtësi, sepse unë nuk kërkova gje tjeter por ate ishte haku im sipas ligjit te MD, une kërkova ndihmë ata me ndëshkuan 10 ditë vetmi, unë nuk isha grua për tu korrektuar, por isha një mendimtare e lirë dhe një qytetare që nuk i kam borxh asnjë cent Thesarit të Kosovës, sepse për të regjistruar një veturë të shkatërruar të vitit 2000 na duhet të paguajmë tatimin për 3 vjet me çmim prej 1000 euro.