Rrëfimi i kirurgut – si torturoheshin shqiptarët e plagosur nga mjekët serbë në QKUK
Kirurgu Salih Krasniqi ka rrëfyer e publikuar edhe dokumente se si torturoheshin shqiptarët e plagosur gjatë luftës nga mjekët serbë në spitalet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, mjeku Krasniqi ka treguar se si gjatë kohës së luftës në Kosovës, 18 personave në repartin e Kirurgjisë Vaskulare tek rubrika e profesionit iu shkruante terrorist.
Ai madje ka thënë se këta persona kanë qenë të trajtuar në mënyrë çnjerëzore e të lidhur, duke u maltretuar nga paramilitarët dhe vet pacientët serbë që kanë qenë në spital gjatë kohës së luftës.
Por jo vetëm pacientët me këtë epitet janë rrahur e keqtrajtuar, në QKUK ka pasur edhe persona të tjerë që pa u quajtur terrorist, por që kanë qenë shqiptar kanë pasur të njëjtin fat, shkruan kirurgu Krasniqi.
Mes tjerash Krasniqi më tej ka postuar edhe dokumente ku tregohet se si të hospitalizuari përfshirë këtu edhe një 17 vjeçari shqiptar – tek profesioni i shkruan terrorist.
Më posht mund të gjeni postimin e plotë të Salih Krasniqit:
PERSONAT E PLAGOSUR TË HOSPITALIZUAR NË SPITALIN E PRISHTINËS NË REPARTIN E KIRURGJISË VASKULARE TË CILËVE NË RUBRIKËN E PROFESIONIT IU SHKRUANTE FJALA TERRORIST
Në këtë grup bëjnë pjesë 18 persona me këtë profesion dhe këta kanë pasur tretman mjekësor më ndryshe nga të tjerët në kuptimin negativ. Kanë qenë të lidhur për krevati apo radiator, maltretime të përditshme nga policia dhe gardianët, paramilitarët si dhe nga vet pacientët serb që kanë qenë të hospitalizuar si të plagosur gjatë luftës. Nuk do të thot kjo se vetëm këta pacient kan pasur këtë tretman. Ka pasur edhe shumë të tjerë që kanë pësuar ngjajshëm edhe pse nuk e kanë pasur këtë epitet.
Është për tu habitur se si edhe te një fëmijë 17 vjeçar i shkruhet profesioni TERRORIST. Ky është Naim Qufaj i lindur më 1981.
Si dëshmi do t’i vendosim fotot nga rubrikat e protokollit të Repartit të Kirurgjisë Vaskulare pasi që vetëm në këtë Repart e kan pasur të shënuar fjalën TERRORIST në rubrikën e profesionit.