Kosnett: Kosova është shtet, e tillë mbetet, taksën duhet hequr
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë sot në Mitrovicë se Kosova është shtet, se do të mbetet kështu, dhe se është e nevojshme që të gjithë ata që jetojnë në të ta pranojnë atë.
Në Klubin Shoqëror të Mitrovicës, tha se Kosova është në një periudhë tranzicioni, se bashkësia ndërkombëtare ka siguruar ndihmë për 20 vjet, por që nuk do të zgjasë përgjithmonë.
“Unë nuk mendoj se duhet ta harrojmë të kaluarën, por është e rëndësishme ta kuptojmë atë dhe ta përdorim atë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të dy kombet”, tha ambasadori amerikan. Kosnett tha se ShBA fuqimisht mbështet procesin e tanishëm të dialogut të udhëhequr nga BE, i cili synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai shtoi se pret që taksat për mallrat që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja në Kosovë të hiqen fare.
“Ne besojmë se hapi tjetër në këtë proces duhet të jetë i ardhshëm – Kosova menjëherë do të heqë taksat pa asnjë parakusht dhe jemi të bindur se nëse kjo ndodh, Qeveria në Beograd gjithashtu do të bëjë hapa pozitiv në këtë dialog. Ne e konsiderojmë shumë të rëndësishëm vendimin që të hiqet taksa”.
Kosnett tha se ShBA nuk do të ndalet së mbështeturi Kosovën në rast se taksat nuk janë shfuqizuar.
“Ambasadori Grenell asnjëherë nuk ka thënë që ne do të pezullojmë ndihmën për Kosovën ose institucionet e saj përveç nëse taksat nuk hiqen. Sidoqoftë, ne besojmë se heqja dorë nga taksa do të krijojë mundësi për më shumë investime, sepse është e vështirë të imagjinohet më shumë investime amerikane në Kosovë “, shton ai.
Kosnett tha se ai beson se Kryeministri Albin Kurti e merr seriozisht përgjegjësinë e tij për të qenë drejtuesi i të gjithë qytetarëve të këtij vendi.
Sipas tij, tri gjëra janë të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara kur bëhet fjalë për Kosovën – paqja, drejtësia dhe prosperiteti, dhe shtoi se këto tri çështje janë të ndërlidhura.