Kjo është pasuria e Sekretarit të ri të Abdixhikut
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që sekretari i deritanishëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ta ndërrojë punën.
Izedin Bytyqi është ricaktuar si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambinetit, që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku.
“Në vijë me vlerësimin e performancës së Izedin Bytyqi, sekretar i përgjithshëm në ish-ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kërkoj nga ju pëlqimin për ricaktimin e tij në pozitën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit”, ka thënë para kabinetit qeveritar ministri Abdixhiku.
Në deklarimin e pasurisë për vitin 2019, Bytyqi ka deklaruar se ka si pronë të tij hiq më pak se 4 banesa, një lokal dhe garazhë, shkruan Reporteri.
Vlera totale e këtyre 4 banesave, që thotë se i ka trashegimi, është rreth 435 mije euro. Ndërkaq lokali është në vlerë 220 mijë euro.
Ai ndërkaq ka deklaruar edhe një veturë në projë te tij në vlerë 17 mijë euro.
Pagë vjetor si sekretar ka deklaruar rreth 13 mijë euro në vit.