Ky do të jetë moti në Kosovë gjatë ditëve pasuese
“Prej ditës së diel depërtojnë masa të ngrohta ajrore mbi vend, të cilat gjatë ditës do të rritin temperaturat maksimale deri në 15C. Vlerat e cilësisë së ajrit gjatë ditës së enjte do të përmirësohen dhe do të zbresin edhe në vlera të mira, e nga dita e premte do të luhaten përreth vlerave mesatare, kohë pas kohe do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme”.
Parashikimi për periudhën 20-24 shkurt:
20.02 – Herët në mëngjes reshje të përziera shiu dhe bore, e në vise kodrinore-malore borë. Ditën ftohtë dhe me erë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Reshjet pritet të pushojnë.
21.02 – Kryesisht me diell, e pasdite vranësira kalimtare. Në mëngjes ngrica.
22.02-23.02 – Ditën e shtunë pjesërisht vranët, e gjatë ditës intervale më të gjata me diell. Të dielën, pas mëngjesit me ngrica, gjatë ditës butë dhe kryesisht me diell.
24.02 – Butë, me vranësira dhe intervale me diell.
Temperaturat minimale do të luhaten nga -1C deri në 2C, ndërsa maksimalet ditën e enjte do të pësojnë rënie deri në 4C, nga e premtja do të rritën në 8C deri 9C, e ditën e diel deri në 14C.
Do të fryjë erë e mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 6-15m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie përreth vlerave normale, e në fundjavë do të shënojë rritje të theksuar mbi këto vlera.