“Kurti shfuqizon vendimin e Isa Mustafës”
Në një postim ne llogarin e tij në facebook Daut Haradinaj ka kritikuar vendimet e qeverisë Kurti gjatë ditës së sotme ku kishte shkarkuar bordin e Telekomit.
Ai në këtë postim kishte thënë se kjo qeveri ka marrë hov, duke dashur ta mashtroj opinionin, duke i shfuqizuar edhe vendimet e qeverisë së kaluar.
Haradinaj madje ka publikuar një dokument duke treguar se është shfuqizuar edhe një vendim i Isa Mustafës i bërë në vitin 2015.
Deputeti ka thënë se si opozitë do e mbajnë opinionin publik të informuar për mashtrimet e qeverisë Kurti.
Ky është postimi i tij i plotë:
Sot Qeveria Kurti mori disa vendime me hov, si dhe padrejtësisht e me tendencë po tenton ta mashtrojë opinionin. Për populizëm këtë mashtrim e quajtën si shfuqizim i vendimeve të Kryeministrit Haradinaj. Për shkak të korrektësisë qytetarët duhet të dinë se sot është shfuqizuar vendimi i Isa Mustafës i vitit 2015. Ky vendim parashihte privilegje për zyrtarët edhe pas përfundimit të mandatit. Shpresoj që Kryeministri Kurti e ka informuar partnerin e tij të koalicionit Z. Mustafa për këtë vendim. E neve na mbetet ta informojmë opinionin për këtë mashtrim të radhës.
DH