Qeveria Kurti shkarkoi bashkëluftëtarin e Limajt, dhe mikun e Lushtakut
Njëri nga anëtarët e bordit të Telekomit, të shkarkuar sot nga Qeveria Kurti, është edhe Skënder Hoti, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Fatmir Limajt.
Skënder Hoti ishte edhe dëshmitar në gjykimin e Limajn në rastin “Bellanica”.
Kabineti qeveritar ka votuar pro shkarkimit të bordit të drejtorëve të Telekomit të Kosovës.
Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, para kabinetit qeveritar bëri me dije se Telekomi është në prag të falimentimit, andaj duhet vepruar.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti i ka kërkuar ministres Hajdari që të bëjë kontrolle edhe në ndërmarrjet e tjera.
Madje ne vazhdën e shkakrimeve Kurti ka shkarkuar nga detyra edhe mikun e Sami Lushtakut.
Sead Ujkani është njëri nga anëtarët e shkarkuar të bordit të Telekomit.
Kabineti Qeveritar sot ka votuar pro shkarkimit të bordit të drejtorëve të Telekomit të Kosovës.
Sead Ujkani është mik i deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtakut, djali i ish-kryetarit të Skenderajt.
Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, para kabinetit qeveritar bëri me dije se Telekomi është në prag të falimentimit, andaj duhet vepruar.
“Është në gjendje të rëndë financiare dhe operative. Ndodhet në prag të falimentimit. Në këto rrethana si ministre përgjegjëse konstatoj nevojën për veprim të menjëhershëm të Qeverisë. Shkarkohet bordi dhe emërohet bordi i ri”, tha ministrja Hajdari, në mbledhjen e qeverisë.