Kosova ndihmoi më së shumti Shqipërinë në raport me kapacitetin që e ka
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka raportuar për përfaqësimin e Kosovës në Konferencën për Ndihmë të Shqipërisë pas tërmetit, që u mbajt më 17 shkurt në Bruksel.
Bislimi ka treguar se Kosova të hënën ia ka ndarë 200 mijë euro Shqipërisë, pas 500 mijë eurove që ishin dhuruar në fazën emergjente pas tërmetit shkatërrues që goditi Durrësin e Thumanën në nëntor të vitit 2019.
Ministri ka thënë se ndarja e 700 mijë eurove nga Qeveria, ndihma me FSK’në, Policinë, zjarrfikësit e Kosovës dhe mekanizmat e tjerë të shtetit, si dhe ndihmat e qytetarëve dhe biznesëve që i kanë bërë për të prekurit nga tërmeti, del që Kosova është kontribuuesja më e madhe për Shqipërinë, në raport me kapacitetin qe e ka.