Babai i mëson 3 vjeçares lojën e qeshjes për të mposhtur frikën nga bombat
Salwa, 3-vjeçare nga Siria po e përjeton luftën ndryshe nga fëmijët e tjerë. Sa herë bie një bombë ose raketë afër shtëpisë së saj ajo qeshë.
E tërë kjo falë një loje të shpikur nga babai i saj, për ta mposhtur edhe frikën ndaj trazirave.
Babai i vajzës, Abdullah Mohammad e ka transferuar para pak ditësh familjen në Idlib, në përpjekje për ta izoluar vajzën e për ta mbrojtur nga traumat e zhurmave të bombave.
Në shtator të 2018-s,Turqia dhe Rusia ranë dakord ta kthejnë Idlibin në një zonë de-përshkallëzimi, në të cilën aktet e agresionit janë të ndaluara, por që nga atëherë më shumë se 1,800 civilë janë vrarë në sulme nga regjimi i Asadit.